Jose Mourinho pritet të marrë drejtimin e Real Madridit në të ardhmen e afërt dhe Florentino Pérez u pyet se si do të reagonte nëse trajneri portugez do të vendoste të linte në stol një nga lojtarët kryesorë të ekipit.
Në një intervistë, Perez shpjegoi se ka besim të plotë te Mourinho, duke e përshkruar atë si një trajner me përvojë të madhe, vendimet e të cilit meritojnë mbështetje të plotë.
“Kam besim të plotë te Jose Mourinho dhe mbështetem në vendimet e tij, edhe nëse ai zgjedh të lërë një lojtar yll në stol”, tha Perez.
Penez zbuloi gjithashtu se Real Madridi do të paraqesë një ofertë transferimi prej 150 milionë eurosh që javën e ardhshme. Objektivi është një lojtar që aktualisht garon në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Ndërkohë, kandidati tjetër presidencial, Enrique Riquelme, deklaroi se Erling Haaland do të bëhej lojtar i Real Madridit nëse fiton zgjedhjet. Ai shtoi gjithashtu se Rodri është një tjetër përparësi kryesore në planet e tij

