Leao e refuzoi Interin për Milanin, tregon se si e bindi Maldini

by Nexhat

Ylli portugez i Milanit, Rafael Leão ka zbuluar se si Paolo Maldini e ka bindur që të zgjedhë Milanin në vend të Interit, si dhe ka folur për marrëdhënien e tij me trajnerin Stefano Pioli dhe ndikimin e Zlatan Ibrahimovićit.

Leão, i cili iu bashkua Milanit nga Lille në vitin 2019, ka treguar se në fillim kishte interes nga Interi, por situata ndryshoi kur drejtori sportiv Luis Campos i tha se mund të largohej dhe më pas Milani paraqiti një ofertë prej 25 milionë eurosh.

banner

Ai tregoi momentin vendimtar kur Maldini e telefonoi personalisht.

“Paolo Maldini donte të fliste me mua. Nuk mund t’i thoja jo! Ndjeva një energji shumë të mirë prej tij”, tha ai.

Sa i përket Ibrahimovićit, Leão e përshkruan si figurë shumë ndikuese, por edhe kërkuese.

“Zlatan është një person i mirë, por nëse je psikologjikisht i dobët, ai mund të ndikojë te ti. Qasja e tij ndonjëherë duket negative… por për mua ka qenë shumë i rëndësishëm”, shtoi ai.

Ai shtoi se suedezi gjithmonë e mbante të përqendruar në çdo moment, duke ndikuar edhe te kundërshtarët vetëm me praninë e tij.

Leão gjithashtu foli për trajnerin Stefano Pioli, duke e lavdëruar për mënyrën si e kuptoi dhe i dha lirinë për të shprehur talentin.

“Ai na përgatiti shumë mirë si skuadër dhe më dha lirinë të luaja futbollin tim. Më ndihmoi të fitoj titullin tim të parë”, u shpreh ai.

Gjatë asaj periudhe, Milani fitoi Serie A, me Leãon që u shndërrua në një nga lojtarët kyç të skuadrës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy