Lojtarëve të Iranit ju jepet visa për në ShBA para Kupës së Botës

by Nexhat

Lojtarët e futbollit të Iranit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, ata kanë marrë vizat për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 10 ditë para ndeshjes së tyre të parë në Los Angeles.

Sipas The Guardian, ambasadori i Iranit në Meksikë, Abolfazl Pasandideh, njoftoi se skuadra nuk i kishte marrë ende vizat, por ato u dhanë brenda natës,

banner

Si pasojë e vonesave, Teherani vendosi në minutën e fundit zhvendosjen e bazës së ekipit nga Arizona në Tijuana të Meksikës, ku do të arrijnë herët të dielën në mëngjes.

Skuadra iraniane do të përballet më 15 qershor me Zelandën e Re në Los Angeles në ndeshjen e parë të Grupit G, ndërsa më pas do të luajë kundër Belgjikës dhe Egjiptit në Seattle.

Kjo situatë e ka kthyer Kupën e Botës në një garë jo vetëm sportive, por edhe gjeopolitike, duke e bërë këtë edicion të parë që nga viti 1930 ku një vend pritës do të presë një komb me të cilin ndodhet në konflikt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy