Paris Saint-Germain i ka dërguar një mesazh të qartë futbollit evropian dhe veçanërisht Real Madridit se Vitinha dhe Joao Neves janë të paprekshëm.
Sipas raportimeve nga media pranë klubit francez, drejtuesit e PSG-së nuk kanë ndërmend të hapin negociata për asnjërin prej dy mesfushorëve portugezë, madje as në rast se në tavolinë vendoset një ofertë prej 150 milionë eurosh,
Klubi parisien i konsideron të dy lojtarët si pjesë themelore të projektit të trajnerit Luis Enrique dhe nuk dëshiron të dëgjojë oferta për ta.
Ditët e fundit është folur shumë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po përgatit një superofertë prej 150 milionë eurosh për një yll nga një klub i Champions League.
Mes emrave të përmendur nga mediat spanjolle kanë qenë pikërisht Vitinha dhe Joao Neves, të cilët konsiderohen si dy nga mesfushorët më të mirë në Evropë aktualisht.
Megjithatë, PSG ka reaguar menjëherë duke bërë të ditur se asnjëri prej tyre nuk është në shitje dhe se nuk ekziston një shumë parash që do ta bindte klubin të heqë dorë nga dyshja portugeze

