Real Madridi ka bërë të ditur se ka dërguar një ofertë zyrtare drejt Atletico Madridi për të transferuar yllin argjentinas, Julian Alvarez.
Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit, gjithashtu bëhet e ditur se Atletico Madrid e ka refuzuar ofertën,
Comunicado Oficial.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 9, 2026
Klubi madrilen i ka bërë të qartë Real Madridit se çdo lëvizje e mundshme për Alvarezin duhet të bëhet vetëm duke aktivizuar klauzolën e lirimit të tij, e cila kap shifrën e 500 milionë eurove.
“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletico Madrid për të drejtat federative të lojtarit Julian Alvarez. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës, Atletico Madrid ka shprehur mirënjohjen e tij për propozimin, i bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Real Madridit

