Manchester City kryeson listën e klubeve me më shumë lojtarë në Botëror

by Nexhat

Të dhënat e fundit kanë zbuluar klubet që kanë kontribuar me më shumë futbollistë në Kupën e Botës 2026, duke reflektuar përqendrimin e talentit në elitën e futbollit botëror.

Në krye të listës qëndron Manchester City, i cili do të ketë plot 19 lojtarë të angazhuar në këtë turne, duke konfirmuar edhe një herë thellësinë dhe cilësinë e skuadrës angleze.

banner

Në vendin e dytë renditet Bayern Munich me 18 futbollistë të grumbulluar me kombëtaret e tyre.

Më pas vijnë dy gjigantët evropianë, Paris Saint-Germain dhe Arsenal, të cilët kanë nga 16 lojtarë secili të përfshirë në Botëror.

Në vendin e pestë pozicionohet Barcelona me 15 përfaqësues, ndërsa një grup klubesh të njohura si Manchester United, Crystal Palace dhe Atlético Madrid kanë secila nga 12 lojtarë të thirrur për turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy