Trump s’do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse të SHBA-së në Botëror

by Nexhat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të kombëtares amerikane në Kupën e Botës 2026, ku SHBA-ja do të përballet me Paraguain të premten në Los Anxhelos.

Përfaqësuesja amerikane nis rrugëtimin e saj në Grupin D me synimin për të shfrytëzuar avantazhin e fushës vendëse dhe për të siguruar tre pikët e para në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

banner

E renditur e 16-ta në ranglistën botërore, SHBA-ja po përgatitet për pjesëmarrjen e saj të 12-të në një Kupë Bote, ndërsa entuziazmi dhe pritshmëritë janë të mëdha për turneun që zhvillohet në tokën amerikane.

Megjithatë, sipas mediave ndërkombëtare, Trump do të mungojë në sfidën hapëse të ekipit kombëtar, pasi ka zgjedhur të marrë pjesë në një event të UFC-së që zhvillohet më 14 qershor.

Mungesa e presidentit amerikan bie në sy edhe për shkak të traditës së liderëve të vendeve organizatore për të qenë të pranishëm në ndeshjet e rëndësishme të Kupës së Botës. Në vitin 2022, në Katar ishte i pranishëm Emiri i Katarit, ndërsa në vitin 2018 në Rusi mori pjesë presidenti Vladimir Putin. Po ashtu, në Brazil 2014, e pranishme ishte presidentja e atëhershme Dilma Rousseff.

Ndeshja ndaj Paraguait do të ketë edhe një domethënie historike për amerikanët, pasi dy kombëtaret do të përballen në Kupën e Botës për herë të parë pas 96 vitesh. Takimi i vetëm mes tyre në këtë kompeticion ishte fituar nga SHBA-ja me rezultat 3-0.

Statistikat gjithashtu favorizojnë ekipin vendas. Paraguai ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet hapëse që ka zhvilluar në Kupat e Botës, ndërsa nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga dy përballjet e mëparshme kundër vendeve organizatore të turneut.

Kjo i jep optimizëm përfaqësueses amerikane për një nisje pozitive të aventurës së saj në Kupën e Botës 2026, edhe pse pa praninë e presidentit të vendit në tribunat e stadiumit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy