S’do të ketë tërheqje nga zona e sigurisë në Liban, thotë ministri izraelit i ekstremit të djathtë

by Nexhat

Ministri izraelit i Financave, i krahut të djathtë ekstrem, Bezalel Smotrich, këmbënguli se nuk do të ketë “asnjë tërheqje izraelite nga zona e sigurisë” në Liban para bisedimeve ndërmjet dy vendeve, të cilat pritet të nisin të martën në Washington, shkruan CNN.

“Nuk do të ketë tërheqje izraelite nga zona e sigurisë, përfshirë Beaufortin (kështjellën), nga Libani për aq kohë sa Hezbollah-u ekziston në Liban”, tha Smotrich në Radion e Ushtrisë së Izraelit.

banner

CNN raportoi më herët se Izraeli po shqyrton mundësinë e shpalljes së një tërheqjeje “simbolike” nga disa territore në Liban.

Komentet e Smotrich pasqyrojnë ato të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili tha të hënën se është “i vendosur që të qëndrojmë në zonën e sigurisë në Libanin Jugor për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy