U promovua romani “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij”

by Nexhat

Në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” u mbajt promovimi i romanit “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij”, me autore Hyrë Tejeci Murati.

Aktiviteti mblodhi dashamirës të letërsisë, studiues, personalitete të jetës kulturore dhe qytetarë të shumtë, të cilët patën rastin të njihen më nga afër me veprën dhe mesazhin që përcjell ky roman. Gjatë promovimit, referuesit vlerësuan kontributin e autores në trajtimin e temave me rëndësi historike, kombëtare dhe shoqërore, duke e cilësuar librin si një vepër me vlera të veçanta letrare dhe dokumentare.

banner

Poetja dhe kritikja letrare Ilire Zajmi-Rugova, në fjalën e saj tha se pas librit “Dielli i jetës”, një vepër monumentale kushtuar nënës, autorja Hyrë Tejeci Murati vjen para lexuesve me një tjetër libër po aq të veçantë, të titulluar “Zëri që kurrë nuk u shua, kushtuar një personaliteti karizmatik si Fetah Bahtiri.

“Në këtë libër, Tejeci e vendos lexuesin përballë trashëgimisë së pasur jetësore dhe profesionale të një njeriu që tërë jetën ia kushtoi shqiptarizmës: si veprimtar, mësues, profesor, drejtor shkolle, përkthyes, jurist, gazetar dhe studiues i folklorit”

Tutje znj. Zajmi-Rugova tha se lexuesi njihet me Fetah Bahtirin që nga gjeneza familjare, punën e  e palodhshme dhe angazhimin e tij të pashoq për arsimin shqip në Skandinavi, vetëdijesimin e opinionit publik për çështjen e Kosovës, e deri te veprimtaria e tij si autor librash dhe përkthyes i autorëve suedezë.

Në fjalën e saj, autorja falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e veprës, si dhe pjesëmarrësit që nderuan promovimin me praninë e tyre.

Me këtë rast u shprehën falënderime për autoren, referuesit dhe të gjithë të pranishmit që kontribuuan në suksesin e këtij promovimi, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e vazhdueshëm për librin dhe kulturën shqiptare./

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy