Sfida Angli-Meksikë mund të ndryshojë orarin për shkak të motit ekstrem

by Nexhat

Përballja e shumëpritur mes Anglisë dhe Meksikës në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026 mund të zhvillohet më herët se ishte planifikuar, për shkak të parashikimeve për mot të rënduar në Mexico City.

Sipas raportimeve, FIFA po shqyrton mundësinë e ndryshimit të orarit të ndeshjes, e cila aktualisht është planifikuar të nisë në orën 18:00 sipas kohës lokale në stadiumin legjendar “Azteca”.

banner

Mediat meksikane raportojnë se sfida mund të zhvendoset në mesditë, me qëllim shmangien e stuhive të forta dhe reshjeve intensive që pritet të godasin kryeqytetin meksikan.

Shqetësimet nuk janë të pabazuara, pasi ndeshja e fundit e Meksikës ndaj Ekuadorit në fazën e 1/16 së finales u shty për një orë për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që përfshinë stadiumin.

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, u pyet për mundësinë e ndryshimit të orarit dhe tha se, ndonëse nuk do të ishte skenari ideal, skuadra është e gatshme të përshtatet.

“Përgatitja jonë duhet të mbetet e njëjtë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të gatshëm për çdo situatë,” deklaroi Rashford.

Ai theksoi se një nga pikat më të forta të Anglisë është aftësia e grupit për t’u përshtatur me rrethanat.

“Jemi të përgatitur për çdo sfidë që mund të na dalë përpara. Natyrisht, nuk është ideale, por kjo nuk ndryshon asgjë për ne,” u shpreh reprezentuesi anglez.

FIFA pritet të marrë një vendim përfundimtar në orët në vijim, në varësi të zhvillimeve të motit dhe rekomandimeve të autoriteteve lokale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy