Gavi hedh poshtë dyshimet për Ronaldon para përballjes Spanjë–Portugali

by Nexhat

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos përpara ndeshjes së Spanjës ndaj Portugalisë në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se kritikat ndaj sulmuesit veteran janë të pabazuara.

Në prag të sfidës së fazës nokaut, debatet janë fokusuar te ndikimi i 41-vjeçarit në lojën e Portugalisë dhe nëse ai ende mund të jetë vendimtar në këtë nivel.

banner

Duke folur për “Mundo Deportivo” në “Cotton Bowl Stadium” në Dallas, Gavi theksoi se vlerësimet negative për Ronaldon vijnë kryesisht nga jashtë skuadrës dhe jo nga ata që punojnë me të çdo ditë.

“E dëgjoj shpesh këtë, por nga njerëz që nuk janë në ekipin e tij, nga tifozët,” u shpreh Gavi.

“Ata që janë në ekipin e tij kanë respekt të madh për të. Natyrisht, Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në histori dhe mund të vendosë ndeshjen në çdo moment”, tha ai.

Përballja Spanjë–Portugali pritet të jetë një nga më të fortat e fazës nokaut të turneut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy