Gjoni Palokaj sfidon çeçenin Machaev për titullin e Oktagon-it

by Nexhat

Shqiptar Gjoni Palokaj, me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, lindur e rritur në Hanover të Gjermanisë, është gati për sfidën më të madhe të karrierës së tij. Më 11 korrik, në eventin spektakolar OKTAGON 91 në Lanxess Arena të Këlnit, ai do të përballet me kampionin e peshës pendël Machaev, në një duel për titull.

Kjo luftë ishte paraparë të zhvillohej më 16 maj në ZAG Arena në Hanover, mirëpo shkaku i një lëndimi që kishte pësuar Palokaj, meçi ishte shtyrë,

banner

Dhe ja tashmë një nga eventet më të mëdha të MMA-së të vitit, është zhvendosur në Këln, që luhet me 11 korrik, e ku të gjitha biletat janë shitur, 20 mijë sosh.

Palokaj vjen në këtë meç si një nga emrat më në formë të MMA-së evropiane. Ai është ende i pamposhtur në organizatën OKTAGON dhe mban një seri prej tetë fitoresh radhazi. Me rekord profesional prej 13 fitoresh dhe 3 humbjesh, shqiptari synon të shkruajë histori duke u shpallur kampion i njërës prej organizatave më prestigjioze të MMA-së në Evropë.

Në anën tjetër, Machaev, i renditur i 53-ti në botë, do të mbrojë për herë të parë titullin që e fitoi në fillim të këtij viti pas një nokauti spektakolar në raundin e parë ndaj Niko Samsonidse. Luftëtari austriak me origjinë çeçene njihet për stilin e tij agresiv dhe fuqinë e madhe në goditje.

Për Palokajn, kjo mbrëmje ka një peshë të veçantë. Ai ka mundësinë të bëjë histori dhe të bëhet shqiptari i parë me nënshtetësi gjermane që fiton një titull të madh në MMA. Ai, njihet për karakterin e tij të qetë, disiplinën sportive dhe inteligjencën në kafaz.

Kjo natë që premton emocione të forta dhe sport në nivel të lartë, ku djaloshi nga prejardhje nga Velezha, ka meçin e karrierës.

‘Për Gjonin, 16 maji nuk është vetëm një luftë për titull. Është një mundësi për të dhënë një mesazh të fortë, se suksesi vjen nga karakteri, puna e serioziteti. Inxhinieri (Gjoni është inxh.i diplomuar i elektros), pos që është luftëtar i kompletuar, ka ndërthurjen mes inteligjencës dhe forcës, që reflektohet në sukseset e tij’, pohojnë nga kampi i Gjoni Palokajt.

Gjoni, sa herë hynë në ring me këngë patriotike shqiptare dhe feston me flamurin kombëtar shqiptar, premton se me ndihmën e publikut do të jetë më i motivuar se kurrë për të shënuar suksesin më të madhe në karrierë, me fitore ndaj çeçenit Machaev.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy