Zelensky emëron kreun e Shërbimit të Sigurisë si ministër në detyrë të Mbrojtjes së Ukrainës

by Nexhat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi të enjten se kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Yevhenii Khmara, do të emërohet ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Khmara u emërua në fillim të këtij viti në postin e drejtuesit në detyrë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), por sipas ligjit ukrainas ai nuk mund të mbajë njëkohësisht edhe detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

banner

Pritet që ai të largohet nga shërbimi ushtarak në ditët e ardhshme, duke i hapur rrugë Zelensky-t që t’i kërkojë parlamentit emërimin e tij zyrtar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

“E kam ngarkuar Yevhenii Khmaran të shërbejë si ministër në detyrë, duke vijuar reformat në sektorin e mbrojtjes dhe duke garantuar që Ukraina të arrijë të gjitha rezultatet për të cilat kemi rënë dakord”, shkroi Zelenskyy në Facebook.

Ai shtoi se Khmara ka fituar një përvojë të gjerë dhe, në shumë aspekte, të paprecedentë në operacionet luftarake të bazuara në teknologji.

“Saktësisht këtu duhet të përqendrohen përpjekjet tona të mbrojtjes gjatë kësaj lufte”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelenskyy shkarkoi të mërkurën ish-ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, si pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar. 35-vjeçari kishte qëndruar vetëm gjashtë muaj në këtë detyrë.

Gjatë përpjekjeve për modernizimin teknologjik të ushtrisë ukrainase, Fedorov pati përplasje edhe me gjeneralët e lartë të ushtrisë, të cilët deklaruan se bashkëpunimi me të ishte i vështirë. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy