E rëndë në Austri, babai dhe vajza 6-vjeçare humbin jetën pas përmbysjes së traktorit

by Nexhat

Një aksident tragjik ka tronditur fshatin Satteins në Austri, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare kanë humbur jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys disa herë.

Sipas mediave austriake, babai ishte duke udhëtuar me dy vajzat e tij në një zonë me pjerrësi, kur traktori së bashku me rimorkion e rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

banner

Nga aksidenti humbën jetën babai, Marcel, dhe vajza e tij Klara, ndërsa vajza tjetër 4-vjeçare, Anna, mbeti e lënduar rëndë. Ajo u dërgua në spital dhe më pas është liruar, shkruan Bild.

Aksidenti kishte ndodhur në një zonë të izoluar dhe për disa orë nuk ishte vërejtur nga askush.

Nëna e fëmijëve, pasi u shqetësua për familjen e saj, doli t’i kërkonte dhe i gjeti të aksidentuarit, duke lajmëruar menjëherë emergjencën.

Për familjen është hapur një fushatë ndihmash, ku deri tani janë mbledhur mbi 550 mijë euro.

Banorët dhe ekipet e shpëtimit kanë shprehur dhimbje të madhe për tragjedinë, duke e cilësuar rastin si një nga ndërhyrjet më të rënda emocionalisht për ta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy