Liverpooli po ndjek nga afër situatën kontraktuale të Vinícius Júnior dhe mund të bëjë një lëvizje spektakolare për ta transferuar brazilianin si lojtar të lirë në vitin 2027.
Sipas gazetarit Ramón Álvarez de Mon, kontrata e Viníciusit me Real Madridin skadon verën e ardhshme, ndërsa “The Reds” shpresojnë të përfitojnë nga kjo situatë për ta afruar në “Anfield” pa paguar dëmshpërblim.
Raporti shton se Liverpooli e sheh këtë si një mundësi për t’ia “kthyer favorin” Real Madridit, pas largimit pa kosto të Trent Alexander-Arnold dhe Ibrahima Konaté drejt klubit spanjoll.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Real Madridin, Vinícius mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj që do të dalin në treg si lojtar i lirë.

