Drejt duelit te shekullit, Prenga sfidon Joshuan dhe kërkon historinë

by Nexhat

Një nga përballjet më të rëndësishme për boksin shqiptar po afron. Kristian Prenga do të ngjitet në ring përballë ish-kampionit të botës, Anthony Joshua, në një duel që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve shqiptarë dhe të apasionuarve të boksit në mbarë botën.

Prenga do kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj një rivali shumë të fortë, ndërsa Joshua dëshiron të përgatitet më së miri për përballjen ndaj Tyson Fury.

banner

Sfida mes Prengës dhe Joshuas do mbahet të shtunën rreth orës 23.00, në Jedah të Arabisë Saudite.

Interesi për këtë duel është i jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri. Tifozët kuqezi presin me emocion momentin kur Prenga do të përfaqësojë flamurin shqiptar në një nga skenat më të mëdha të boksit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy