Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit

by Nexhat

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave.

Ata bëjnë të ditur se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor.

banner

Greva ka nisur këtë javë, por sipas punëtorëve, ajo nuk ka sjellë efekt të madh, pasi aktualisht nuk ka mësim në shkolla.

Punëtori Sejdi Salihu, për Klankosova tha se rreth 200 punëtorë teknikë janë prekur nga kjo situatë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit dhe ekzekutimin e pagave të tyre.

“Pagën e qershorit ende nuk e kemi marrë”, ka deklaruar për Klankosova ky punëtor teknik.

Punëtorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet me urgjencë, pasi vonesat në pagesa po u shkaktojnë vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy