Wirtz: Më pëlqen ideja e futbollit që ka Iraola

by Nexhat

Florian Wirtz ka folur pozitivisht për filozofinë e trajnerit të Liverpoolit, Andoni Iraola, ndërsa ka pranuar se ai dhe Alexander Isak duhet të punojnë më shumë për të krijuar një lidhje më të mirë në repartin ofensiv.

Me më pak se dy javë deri në fillimin e sezonit të ri të Premier League, Liverpooli nuk ka bindur plotësisht gjatë fazës përgatitore. Skuadra e Iraolës ka pësuar dy humbje në katër ndeshje, ndaj Leeds United dhe Monacos.

banner

Rezultatet kanë shkaktuar shqetësim te tifozët, veçanërisht pasi Liverpooli ka humbur epërsitë e krijuara në të dyja këto përballje. Megjithatë, Wirtz beson në idetë e trajnerit spanjoll dhe është optimist për sezonin e ri.

“Për këto javët e para – për mua kanë qenë vetëm dy javë stërvitje – mund të them se po e shijoj. Më pëlqen ideja e futbollit që ai ka, ndaj mezi pres të vazhdoj”, ka thënë Wirtz.

Reprezentuesi gjerman ka theksuar gjithashtu se përvoja e sezonit të kaluar në Premier League e ka ndihmuar të përshtatet me futbollin anglez.

“Vitin e kaluar mësova shumë. Mësova se si luhet futbolli në Premier League dhe mendoj se jam më i përgatitur për sezonin e dytë, sepse tani e di se si funksionon. Jam shumë i emocionuar”, u shpreh ai.

Wirtz ka folur edhe për bashkëpunimin me sulmuesin Alexander Isak, duke pranuar se dyshja tashmë ka filluar të krijojë një lidhje të mirë në fushë.

“Mendoj se ndaj Monacos dhe në ndeshjen e fundit kundër Leedsit patëm disa kombinime të mira. Gjithashtu, krijuam disa raste së bashku”, deklaroi Wirtz.

Ai e vlerësoi maksimalisht sulmuesin suedez dhe theksoi se po e shijon shumë bashkëpunimin me të.

“Ai është një lojtar shumë, shumë i mirë dhe më pëlqen të luaj me të. Duhet të punojmë në lidhjen mes nesh, por jemi ende në fazën përgatitore dhe mendoj se deri tani gjithçka ka shkuar mirë”, shtoi gjermani.

Wirtz ka shënuar në dy ndeshjet e fundit radhazi, ndërsa Isak realizoi golin e parë të Liverpoolit në përballjen ndaj Monacos. Të dy lojtarët po kërkojnë të gjejnë formën dhe bashkëpunimin optimal para fillimit të sezonit të ri nën drejtimin e Iraolës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy