E ardhmja e Fikayo Tomorit te Milani duket gjithnjë e më larg.
Trajneri Ruben Amorim nuk e ka mbrojtësin anglez në planet e tij për sezonin e ri dhe klubi kuqezi është gati të shqyrtojë largimin e tij.
Sipas raportimeve të fundit, në orët në vijim pritet një takim me agjentët e Tomorit, ku do të diskutohet e ardhmja e mbrojtësit dhe mundësitë për një transferim gjatë kësaj vere, .
Milani e ka vendosur tashmë çmimin: minimumi 15 milionë euro për kartonin e tij.
Tomori, i cili iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2021 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Serie A në 2022, mund të rikthehet kështu në Premier League, ku interesimi për të pritet të jetë i madh

