Real Madridi merr vendim drastik, tre lojtarë në shitje

by Nexhat

Real Madridi ka marrë një vendim të rëndësishëm për pjesën e mbetur të merkatos së verës.

Sipas raportimeve të Sport, klubi madrilen nuk planifikon të bëjë më përforcime, përveç rastit kur në treg shfaqet një mundësi e jashtëzakonshme.

banner

Prioriteti i drejtuesve të klubit në këto tri javët e fundit të merkatos është të reduktojnë numrin e lojtarëve në skuadër dhe të krijojnë hapësirë për sezonin e ri.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen janë Raul Asencio, Eduardo Camavinga dhe Ferland Mendy.

Situata e Camavingas është veçanërisht interesante, pasi mesfushori francez nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, por drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij nëse mbërrin një ofertë e rëndësishme. Ndërkohë, edhe Asencio dhe Mendy janë në mesin e lojtarëve që mund të largohen gjatë javëve të fundit të afatit kalimtar veror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy