Ferran Torres i mbajti sekret planet e largimit nga Barça, shokët e skuadrës të dëshpëruar me të

by Nexhat

Transferimi i afërt i Ferran Torresit te PSG-ja e ka shkaktuar një tension të papritur brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës.

Sipas gazetarit Gerard Romero, disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës “Blaugrana” janë ndjerë të befasuar dhe në siklet për shkak të heshtjes absolute të mbajtur nga sulmuesi spanjoll,

banner

Pavarësisht se ka mbajtur kontakte të shpeshta me shokët e skuadrës gjatë Botërorit të fundit, Torres thuhet se i ka mbajtur plotësisht të fshehta planet e tij, një sjellje që i ka lënduar disa prej lojtarëve me të cilët prej kohësh ka pasur marrëdhënie shumë të mira.

Në aspektin financiar, Paris Saint-Germaini pritet ta paguajë një shumë të konsiderueshme për t’i siguruar shërbimet e heroit të finales së Botërorit kundër Argjentinës.

Marrëveshja e përgjithshme bazohet në një shumë fikse prej 50 milionë eurosh, ndërsa kësaj shume do t’i shtohen edhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, të lidhura me paraqitjet e lojtarit.

Sipas gazetarit Gerard Romero, mënyra se si Torres ka vepruar i ka befasuar disa prej bashkëlojtarëve të tij, të cilët nuk ishin në dijeni për planet e tij për t’u larguar nga Barcelona.

Në këtë mënyrë, transferimi i spanjollit drejt PSG-së jo vetëm që pritet ta ndryshojë repartin ofanziv të Barcelonës, por tashmë e ka krijuar edhe një situatë të pakëndshme brenda dhomave të zhveshjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy