Alonso emocionohet në debutimin e tij në ‘Stamford Bridge’

by Nexhat

Xabi Alonso ka përjetuar emocione të veçanta në ndeshjen e tij të parë në “Stamford Bridge” si trajner i Chelsea-t.

Skuadra londineze e mbylli fazën përgatitore me një fitore 3-1 ndaj Real Sociedadit, ndërsa Alonso mori një pritje të ngrohtë nga tifozët në debutimin e tij në shtëpi.

banner

Trajneri spanjoll, i cili këtë verë mori drejtimin e Chelsea-t pas eksperiencave te Bayer Leverkusen dhe Real Madrid, vlerësoi atmosferën e krijuar nga mbështetësit gjatë gjithë ndeshjes.

Alonso e konsideroi pritjen e tifozëve një moment të veçantë dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një lidhjeje të fortë mes skuadrës dhe tribunave.

“Erdha për herë të parë në shtëpinë e re dhe ishte emocionuese. Pritja nga tifozët për ekipin, stafin e ri dhe për mua ishte fantastike”, u shpreh Alonso.

Ai shtoi se Chelsea synon të krijojë një lidhje të fortë me tifozët përmes futbollit të mirë dhe energjisë që vjen nga atmosfera në “Stamford Bridge”.

“Duam të krijojmë një lidhje të mirë dhe të kemi mbështetjen e tyre. Ne duam t’u dhurojmë futboll të mirë, në mënyrë që ata të na japin energji dhe të lidhemi edhe më shumë. Një atmosferë e mirë në stadium do të jetë një shtysë e madhe për ekipin”, përfundoi trajneri i Chelsea-t

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy