Rodri afër Barcelonës? Katalanasit bëjnë ofertën e tretë për yllin e Cityt

by Nexhat

Transferimi i Rodrit nga Manchester City te Barcelona po merr gjithnjë e më shumë formë, ndërsa mesfushori spanjoll raportohet se po shtyn për realizimin e marrëveshjes.

Sipas “Diario SPORT”, Rodri mban kontakte pothuajse të përditshme me disa prej lojtarëve të Barcelonës, të cilët i njeh nga Kombëtarja e Spanjës. Mesfushori e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit katalanas, ndërsa negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë.

banner

Barcelona ka paraqitur tashmë ofertën e tretë për Rodrin, pasi dy propozimet e para u refuzuan nga Manchester City. Oferta e fundit kap vlerën e 70 milionë eurove në pagesën fillestare, ndërsa në marrëveshje parashikohen edhe bonuse të tjera në formën e variablave.

Rodri ka marrëdhënie të mira me disa prej futbollistëve të Barcelonës, përfshirë Eric Garcia, Dani Olmo, Pau Cubarsin, Lamine Yamal, Gavi dhe Pedrin. Këto raportohet se kanë ndikuar edhe më shumë në dëshirën e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Bisedimet mes Barcelonës dhe Manchester Cityt po përparojnë, por deri tani nuk është arritur ende një marrëveshje përfundimtare.

Barcelona mbetet e vendosur për ta transferuar mesfushorin, ndërsa Rodri po pret që negociatat të mbyllen me sukses dhe të realizojë rikthimin në La Liga

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy