Paredes refuzon milionat e Milanit, zgjedh të qëndrojë te Boca Juniors

by Nexhat

Leandro Paredes ka refuzuar interesimin e disa klubeve të rëndësishme evropiane, duke zgjedhur të vazhdojë aventurën te Boca Juniors.

Mesfushori argjentinas ka refuzuar edhe një ofertë nga Milani për një kontratë trevjeçare, me pagë prej rreth 6 milionë eurosh në sezon. Sipas raportimeve, Paredes nuk dëshiron të rikthehet në Evropë dhe preferon të mbetet në Buenos Aires.

banner

Edhe interesimi nga Premier League është refuzuar nga 32-vjeçari, i cili e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është Boca Juniors.

Paredes u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë në verën e vitit 2025 dhe aktualisht ka kontratë me Bocon deri në fund të vitit 2028. Ai tashmë mban edhe shiritin e kapitenit dhe synon të udhëheqë skuadrën drejt trofeve.

Kështu, pavarësisht ofertave të majme nga Evropa, Paredes ka zgjedhur zemrën para parave dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Boca Juniors.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy