Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

by Nexhat

Policia e Kosovës e Kosovës ka deklaruar se bashkë me Doganën e Kosovës kanë parandaluar sot një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë.

Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, Policia dhe Dogana kanë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave të detyrueshme.

banner

Sipas Policisë, paratë janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore. Autoritetet kanë thënë se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe Doganës do të vazhdojë me qëllim të zbatimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë financiare në vend.

​”Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, sot në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë është parandaluar një rast i mosdeklarimit të mjeteve monetare. Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 100,000 euro (të ndara në 500 kartëmonedha prej 200 eurosh), të cilat nuk i ishin nënshtruar procedurave të obiligueshme të deklarimit. Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore. Bashkëpunimi ndërinstitucional vazhdon me përkushtim të plotë për të garantuar zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit publik, por edhe të sigurisë financiare në vend”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy