Vështirësitë financiare të Barcelonës janë të njohura prej disa kohësh, por tani raportohet se mund të ketë paksa rregullim të situatës.
Siç raportohet nga “Sport”, Barça do të marrë një ndihmë të madhe financiare nga Katari, vend që do të dërgojë një pagesë prej 100 milionë eurosh për “Blaugranët”.
La Liga e ka shqyrtuar marrëveshjen dhe i është dhënë drita e gjelbër nga ana e tyre.
Marrëveshja thuhet se mund të zyrtarziohet që të enjten, kur edhe mund të zbulohen detaje shtesë.
Marrëveshja do të jetë masive për Barcelonën, pasi pritet t’ia mundësojë klubit të regjistrojë përforcimet; Ilkay Gundogan, Inigo Martinez dhe Oriol Romeu, si dhe kontratat e reja të futbollistëve që kanë rinovuar.
Mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do t’i lejojë Barcelonës të bëjë përforcime të tjera këtë verë.
Katalunasit synojnë një mbrojtës të ri të djathtë dhe një mesfushor tjetër, megjithëse do të kërkohen edhe shitje, edhe nëse pagesa e Katarit e mbulon këtë.