Mourinho në hall: Reali i humbet tri “armë të forta” për ndeshjen me Interin

by Nexhat

José Mourinho po përballet me një problem të madh në mesfushë përpara përballjes së Real Madridit me Interin në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” do ta presin Interin të martën e ardhshme në Santiago Bernabéu, në ndeshjen e parë të fazës së ligës së Champions League.

banner

Por Mourinho do të duhet ta përgatisë skuadrën pa tre prej lojtarëve të tij kryesorë në mesfushë, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Arda Güler, Bernardo Silva dhe Eduardo Camavinga janë të gjithë të pezulluar, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq në paraqitjet e tyre të fundit evropiane, në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Kjo e detyron Mourinhon ta ndërtojë një mesfushë krejtësisht të re për sfidën ndaj Interit.

Camavinga dhe Arda Güler u përjashtuan në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Bayern Munichut, ndërsa Bernardo Silva mori karton të kuq ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ave.

Në fakt, tre nga katër mesfushorët kryesorë të Mourinhos u përjashtuan në ndeshjet evropiane të sezonit të kaluar.

Zgjidhja më e mundshme për momentin duket të jetë rikthimi i shpejtë i Aurélien Tchouaménit, i cili mund të formojë dyshe në mesfushë me Fede Valverden.

Plani është që francezi t’i marrë disa minuta në ndeshjen ndaj Real Betisit në La Liga, përpara përballjes me Interin.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Tchouaméni nuk e ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi.

Ai u kthye nga pushimet me disa shqetësime fizike dhe ishte prapa shokëve të skuadrës sa u përket përgatitjes.

Përveç tre të pezulluarve, Mourinho nuk mund të llogarisë as në Thiago Pitarch, i cili është jashtë për shkak të dëmtimit.

Kështu, trajneri portugez duhet të gjejë zgjidhje me opsionet e pakta që i ka në dispozicion për ta ndërtuar një mesfushë konkurruese për një nga ndeshjet më të vështira të fazës së ligës së Champions League.

Real Madrid – Inter do të zhvillohet më 8 shtator, në Santiago Bernabéu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy