“Martesë pa dashuri”, Alvarez do të qëndrojë te Atletico pas një vere me plot zëra e polemika

by Nexhat

Julian Alvarez po shikon përpara dhe po e mendon tashmë për rikthimin në fushë me Atletico Madridin.

Pasi e ka pranuar pamundësinë për ta realizuar “ëndrrën” e transferimit te Barcelona dhe pasi është zbehur edhe hipoteza e një rikthimi në Premierligë, sulmuesi argjentinas është i përqendruar te sezoni i ri me “Los Colchoneros”.

banner

“La Araña”, shkruan “Marca”, e ka nisur procesin për t’i lënë pas krahëve polemikat e fundit, duke marrë mbështetje edhe nga bashkëkombësit e tij Giuliano Simeone, Cuti Romero dhe Musso, përpara se t’i jepte sinjalet e para pozitive në stërvitje.

Në seancën e sotme stërvitore, Alvarez e nisi punën jashtë formacionit titullar, të njëjtit formacion që u aktivizua ndaj Sevillas, por gradualisht e rriti ritmin.

Sulmuesi mori edhe vlerësime nga stafi teknik për disa aksione gjatë ndeshjes së brendshme.

Seanca u mbyll me një vrapim të lehtë së bashku me Cristian Romeron, me synimin për ta rikuperuar sa më shpejt gjendjen optimale fizike.

Ky është objektivi kryesor i përbashkët i sulmuesit dhe i stafit të Atletico Madridit: të rikthehet protagonist në fushë dhe t’ju japë fund diskutimeve të javëve të fundit.

Pas mungesës në ndeshjen ndaj Sevillas për shkak të shqetësimit shëndetësor që e kishte përjetuar në ditët para takimit, plani është që Alvarez të rikthehet në stërvitje me grupin të premten, në mënyrë që të jetë në dispozicion për udhëtimin e së shtunës ndaj Athletic Bilbaos.

Pas një vere të mbushur me zëra për një largim të mundshëm, aventura e Julian Alvarezit te Atletico Madrid duket se do të vazhdojë.

Transferimi te Barcelona, që ishte dëshira e madhe e sulmuesit argjentinas, nuk u realizua, ndërsa edhe mundësia e rikthimit në Premierligë u shua.

Tani Alvarez duhet të përqendrohet te futbolli dhe te rikthimi i besimit të tifozëve të Atletico Madridit.

Objektiv i tij i menjëhershëm është të rikthehet në formacionin titullar dhe t’i tregojë edhe një herë vlerat që e bënë Atletico Madridin të investojë për të. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy