Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e reprezentuesit të Senegalit, Pape Matar Sarr, në formë huazimi për një sezon me opsion blerjeje nga skuadra e Premierligës, Tottenham Hotspur, në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A.
Sarr i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në formë huazimi nga Tottenham deri në fund të qershorit 2027, me koston e huazimit prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa Juventus ka konfirmuar edhe 300 mijë euro shpenzime shtesë.
Juventusi do të ketë gjithashtu mundësinë për ta blerë përfundimisht Sarrin për 27.5 milionë euro të tjera, shumë që do të paguhet përgjatë tri viteve financiare.
Mesfushori 23-vjeçar i bashkohet Juventusit pas pesë vitesh te Tottenham, ku ishte transferuar nga Metz si adoleshent në verën e vitit 2021.
Ai qëndroi te skuadra franceze për sezonin 2021/22, përpara se të kalonte te Tottenham dhe të zhvillonte 107 paraqitje në Premierligë gjatë katër sezoneve të fundit.
Sarr ka zhvilluar 42 ndeshje me kombëtaren e Senegalit në moshën 23-vjeçare dhe ishte pjesë e skuadrës së Senegalit në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, në vitet 2022 dhe 2026.
Ai është transferimi i shtatë i Juventusit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pas afrimeve të Randal Kolo Muanit, Kerim Alajbegovic, Jhon Lucumit, Guglielmo Vicarios, Jeff Ekhatorit dhe Zeki Celikut.
Ndërkohë, edhe Nick Woltemade i Newcastle pritet t’i bashkohet Juventusit në formë huazimi gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar.

