Gazetari Berat Buzhala, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.
Ai i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili të mërkurën në Kanal 10, e ka quajtur Buzhalën si “mercenar”, bashke me gazetarin tjetër Baton Haxhiu.
Buzhala tha se nuk e di nëse ka vend për ta paditur Abdixhikun.
“Termi mercenar është përdor për dike që lufton për dikë me pare, për ata që luftojnë për vende tjera ose vende tënd. Nuk e di a ka vend për padi”, ka thënë ai.
Ai tutje tha se nuk e di pse Abdixhiku e permendte bashkë me Baton Haxhiun, kur dihet që kanë pikëpamje të ndryshme.
“E para nuk e di pse na fuste me Batonin, po edhe pse kemi pikëpamje të ndryshme politike”, tha ai

