Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, akuzoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se po e vë popullin në lajthitje dhe se po i ndjek dy data për zgjedhjet e reja.
Ai më herët akuzoi Kurtin se po tallet me shtetin dhe qytetarët, dhe se i ka zaptuar institucionet në mënyrë të paligjshme.
“Ai do dy data me i gjetë: ose 22 nëntorin, ose 27 dhjetorin. Është t’u iu njekë datat. Edhe është t’u e lajthitë gjithë popullin”, tha Gjini në Konferencë për Media
“Ajo që e kemi pa sot, që do të thotë, thirrja e seancës me datën 9 shtator, është edhe një shkelje brutale e normës edhe e bindjes kushtetuese, por edhe e vetë Kushtetutës”, ka thënë Gjini,
“Kjo është me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët, është një mënyrë me abuzu skajshëm me gjithçka që shteti i ofron dikujt që i fiton zgjedhjet”.
“Shumica dërrmuese prej nesh, mos të them të gjithë, e kemi ditë që edhe para 30 ditësh ka pasë shkelje të Kushtetutës, mirëpo, kemi besu që duhet me e mbajtë një rrugë çelë që Kosova mos me dalë jashtë çdo vije kushtetuese, mos me u kthy në pikën zero”.
“Ajo që ka ndodhë sot është që një person, vetëm, që i ka zaptu institucionet në mënyrë të paligjshme, i cili është toleru nga të gjitha partitë politike, me ia caktu vetvetes edhe 30 ditë, edhe këto 30 ditë që i ka caktu vetë, i ka shkelë”.
Gjini tha se tashmë Kurti nuk ka lënë vend për zgjidhje normale dhe tha se edhe partitë opozitare, LDK e PDK, duhet të mendojnë dhe të mos bëhen, sipas tij, pjesë e këtyre shkeljeve.
“Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues. Kjo është anarki, thënë ma së buti. Është anarki”.
“Këta njerëz do të mbahen mend si superkriminelët ma të mëdhenj në historinë e Kososvës, me i përdorë termat e tyre. Këta po e dëmtojnë të ardhmen e vendit tonë, këta po krijojnë precedentë të cilat po ju premtoj, që një ditë do të përfundojnë, mirëpo do të na duhet tepër shumë kohë me dalë prej krizës dhe prej katrahurës të cilën tashmë e kanë shkaktu”.
“Mendoj që edh dy partitë e tjera politike të cilat kanë qenë në opozitë deri tani duhet të mendojnë të mos bëhen pjesë e kësaj shkeljeje brutale kushtetuese, e kësaj nxjerrjeje të Kosovës nga binarët e zhvillimit të vet”.
“Sot, Kurti nuk ka lënë rrugë për zgjidhje normale dhe kushtetuese në Kosovë. I ka mbyllë të gjitha rrugët për me bisedu për të ardhmen e vendit, po dëshiron me e caktu vetë datën e zgjedhjeve përmes shkeljeve të njëpasnjëshme kushtetuese”.

