Parashikimi i motit për vikend, IHMK: Temperaturat mbesin të larta, pritet të arrijnë deri në 34 gradë

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditët e vikendit. Në njoftim thuhet se, gjatë të shtunës pritet të ketë mot kryesisht me diell, dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.

Gjatë kësaj dite, temperaturat minimale pritet të jenë mes 9 dhe 12 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 29 dhe 34 gradë celsius, përcjell Gazeta Express.

banner

Ndërsa të dielën, minimalet pritet të sillen mes 10 dhe 15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 28 dhe 31 gradë celsius.

Postimi:

PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND

 05 dhe 06 shtator 2026

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta.

 E SHTUNË – 05.09.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.

 Temperaturat minimale: 9°C – 12°C

 Temperaturat maksimale: 29°C – 34°C

 Era: Kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi 1–4 m/s.

 E DIEL – 06.09.2026

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.

 Temperaturat minimale: 10°C – 15°C

 Temperaturat maksimale: 28°C – 31°C

 Era: E dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy