Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar pjesëtarët e Policisë me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Në urimin e saj, Sindikata ka vlerësuar punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të policëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Policisë për kontributin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit
“Përkushtimi i tyre i palëkundur në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave të Policisë së Kosovës përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike. Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në urimin e kësaj sindikate.

