Behrami përgjigjet deputetës së VV’së: Gjykimi në mungesë u bë i mundur nga viti 2019, e ka pranuar edhe Adnan Rrustemi

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Kjo e fundit ka thënë se gjykimin në mungesë e ka mundësuar pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021, teksa çështja është për aktakzuat për krime lufte në Kosovë.

banner

Behrami i cili ka shkruar për aktakzuat e ngritura për krime lufte nga Prokuroria Speciale, iu përgjigj deputetes duke thënë se është gënjështer dhe manipulim politik të pretendosh se gjykimin në mugesë e mundësoi Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se gjykimi në mungesë për krimet e luftës u fut në legjislacionin e Kosovës në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para se Vetëvendosje të vinte në pushtet.

Behrami ka thnëë se në atë kohë ministër i Drejtësisë ka qenë Abelard Tahiri.

“Të thuash se “gjykimin në mungesë e mundësoi Vetëvendosje në vitin 2021” është gënjeshtër dhe manipulim politik. Gjykimi në mungesë për krimet e luftës u fut në legjislacionin e Kosovës në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para se Vetëvendosje të vinte në pushtet. Madje, ligji e përcakton shprehimisht mundësinë e “hetimit, akuzimit dhe gjykimit në mungesë”. Në atë kohë, Abelard Tahiri ishte Ministër i Drejtësisë.  Por, për të mos mbetur kjo vetëm te fjalët e mia, po ia kujtoj deputetes edhe deklaratën e Adnan Rrustemit, kolegut të saj nga Vetëvendosje”, ka thënë ndër tjerash Behrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy