Judah: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor nuk e dinë se çfarë problemi i madh është Franca për anëtarësimin e tyre në BE

by Nexhat

Tim Judah, gazetari britanik i The Economist, që është edhe njohës i mirë i zhvillimeve në rajon, në një postim në “X” ka ngritur shqetësimin për ndikimin që mund të ketë Franca në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor duket se nuk e kanë kuptuar se sa i madh është problemi që paraqet Franca për ta kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE”, ka shkruar Judah, duke shpërndarë një artikull të The Economist për perspektivën e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

banner

Në artikull thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shaka për përpjekjet e tyre të gjata për t’iu bashkuar BE-së: “Ne pretendojmë se reformohemi dhe ata pretendojnë se duan të na pranojnë”.

Megjithatë, pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 i ka dhënë një shtysë të re procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, thuhet në artikull.

Sipas The Economist, Mali i Zi, me vetëm rreth 630 mijë banorë, beson se ka mundësi reale për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së. Artikulli thekson se vendi do t’i kushtonte relativisht pak BE-së në aspektin e ndihmës financiare, eksportet e tij bujqësore janë shumë të vogla për të përbërë shqetësim për fermerët evropianë, ndërsa nuk paraqet rrezik për migrim të konsiderueshëm të fuqisë punëtore.

Megjithatë, komenti i Judah-it sugjeron se, përtej reformave që duhet t’i përmbushin vendet kandidate, një pengesë e rëndësishme për procesin e zgjerimit mund të jetë edhe qëndrimi i disa shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht Francës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy