Seanca e 9 shtatorit, Ramush Haradinaj: Është jo kushtetuese, VV na i ka djegë mandatet, nuk jemi deputetë

by Nexhat

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se mandatet e deputetëve janë djegur dhe çdo veprim i deputetëve është jokushtetues, kur u pyet për seancën e thirrur me datën 9 shtator.

I ftuar në Canape në T7, Haradinaj tha; “partia fituese që nuk e ka konstituu kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë…”.

banner

Ai tha se me shku në seancë pa mandat kushtetues “nuk lejohet”.

“Ne nuk jemi deputetë, unë skam mandat më, me shku me një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën me 5 shtator, cdo veprim që marrim është jokushtetues”, tha Haradinaj në Canape.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy