“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme

by Nexhat

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit.

Express raportoi se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

banner

I ftuar në Pressing në T7, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u pyet për mungesën e deputetëve në këtë mbledhje.

“Munguan tre deputetë, por nuk mendoj që ka ndonjë konotacion të veçantë përveç që ka qenë e pamundur me marrë pjesë”, tha Quni në Pressing, transmeton Express.

“Tema ka qenë konkrete, prezenca jonë në seancë në lidhje me temën dhe asgjë jashtë temës”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy