Bajrami tregon me çfarë kushti do të pranonte të votonte për Qeverinë Kurti

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar kushtet në të cilat do ta votonte një Qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

Bajrami tha se do ta mbështeste Qeverinë nëse LDK-ja do të arrinte një marrëveshje që i garanton së paku një të tretën e pushtetit dhe një prej pozitave të larta, presidentin ose kryeministrin.

banner

“Në qoftë se LDK do të arrinte të ketë një marrëveshje të mirë, ku LDK ka së paku 1/3 të pushtetit dhe ka njërën nga pozitat, unë do të votoja për”, deklaroi Bajrami në “Rubikon”.

Ajo theksoi se, megjithatë, do ta analizonte edhe përbërjen e kabinetit qeveritar para se të merrte vendimin përfundimtar.

Bajrami tha gjithashtu se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e Qeverisë së Kurtit si ministre.

“Natyrisht se do ta analizoja strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë nuk do të pranoja që të jem unë ministre e Kurtit. As nuk do të pranoj në të ardhmen”, u shpreh ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy