Iriu shqiptar nga Drenasi, Murat Avdyli, ka marrë fjalën në Bruksel, ku ka adresuar një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me Serbinë dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Avdyli, i cili është 19-vjeçar dhe asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, është ndalur te rasti i Ratko Mlladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje.
“Si është e mundur të tolerohet Serbia, kur Ratko Mlladiqi, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje, pas vdekjes u përcoll nga një pjesë e shoqërisë serbe si ‘mbrojtës i popullit serb’?”, pyeti Avdyli para parlamentit evropian.
Avdyli është me origjinë nga Dobrosheci i Drenasit dhe në moshën 19-vjeçare është zgjedhur anëtar i Asamblesë Komunale të Bad Homburgut, si kandidat i CDU-së. Ai siguroi 8 mijë e 722 vota në zgjedhjet lokale të marsit 2026 dhe është anëtari më i ri i kësaj asambleje.

