Rezultatet e PISA’s – 73% e nxënësve me përformancë të ulët, 0% me të lartë, Ahmeti: Analfabetizmi funksional drejt totalitetit

by Nexhat

Ditën e sotme, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e PISA 2025. Në postimin e saj, ministria thotë se në bazë të rezultateve bëhet e ditur se performanca mesatare e nxënësve në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë.

Më tej theksohet edhe se, në matematikë performanca mesatare është më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022.

banner

Lidhur me këtë, Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA. Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, analfabetizmi ‘’funksional drejt totalitetit’’. Ahmeti shton se, sipas rezultateve të PISA’s, 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, 84% në lexim dhe 79% në shkencë.

ANALFABETIZMI FUNKSIONAL DREJT TOTALITETIT

Sot dolën rezultatet e PISA-s: 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, 84% në lexim dhe 79% në shkencë. Po mundohem me e thjeshtëzu çka do të thotë kjo për përditshmërinë e një 15-vjeçari.

◾️ MATEMATIKË:

Për me shku në qytet janë dy mënyra të mundshme:

– Rruga A: 30 km deri në një fshat, pastaj 40 km deri në qytet

– Rruga B: 60 km drejtpërdrejt në qytet

Cila rrugë është më e shkurtër?

Fatkeqësisht, 85% e nxënësve janë të prirur me zgjedh rrugën A sepse nuk arrijnë me kuptu që fillimisht duhet me i mbledh sa bëjnë 30+40 për me kuptu që rruga B është 10 km më e shkurtër…

◾️ LEXIM:

Lexoni tekstin “Arta e kishte pritur gjithë javën piknikun e së dielës. Çantën e mbante afër shtratit që nga e mërkura. Kur u zgjua të dielën në mëngjes dhe e pa shiun nga dritarja, çantën e futi përsëri në dollap”.

Pse Arta e futi çantën përsëri në dollap?

Fatkeqësisht, 84% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që Artës ia prishi shiu planet për piknik…

◾️ SHKENCË:

Dy peshqirë të njëjtë lagen me të njëjtën sasi uji. Njëri shtrihet, tjetri lihet i palosur. Pas dy orësh, peshqiri i shtrirë është i terur, ndërsa i palosuri jo, pse?

Fatkeqësisht, 79% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që peshqiri i shtrirë ka më shumë sipërfaqe në kontakt me ajrin dhe rrjedhimisht uji avullon më shpejt…’’, ka shkruar Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy