“Janë serbë, njëri është narkoman që i torturoi shqiptarët”, kultivohej drogë, kush janë të dyshuarit për rastin në ish-shkollën teknike në Obiliq?

by Nexhat

“Janë serbë, njëri është narkoman që i torturoi shqiptarët”, kultivohej drogë, kush janë të dyshuarit për rastin në ish-shkollën teknike në Obiliq?

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, i ftuar në Frontal T7, është deklaruar rreth rastit në ish-shkollën teknike në këtë komunë.

banner

Thaçi se të dyshuarit për kultivim të narkotikëve, janë të nacionalitetit serb ku njëri prej tyre është narkoman dhe i njoh për torturat ndaj shqiptarëve, përcjell Gazeta Express.

‘’Janë të nacionalitetit serb, njëri prej tyre dihet që është narkoman, është i njohur për torturat ndaj shqiptarëve. Nuk është i njohur vetëm gjatë luftës, por shumë gjatë edhe pas luftës. Ky territor këtu që ka qenë 2 hektarë e 60 ari, dhe janë dy objekte, janë shfrytëzuar nga ky individ dhe familja e tij për t’i keqpërdorur’’, ka thënë ai.

Gjatë ditës Thaçi ka thënë se rasti “Është një tentim-kultivim për substance narkotike. Prokuroria dhe policia po merret me rastin. Sa i përket varrezës masive, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy