Mustafa i PDK-së: 16 shtatori nuk duhet ta gjejë Kosovën pa Kuvend të konstituuar

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se data 16 shtator nuk duhet ta gjejë Kosovën pa Kuvend të konstituuar.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se deputetët e PDK-së duan që legjislativi të konstituohet, pavarësisht se afatet kushtetuese kanë kaluar.

banner

Ai ka thënë se data e shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është shumë e rëndësishme dhe prandaj duhet që vendi të bëhet me legjislativ

“Ne jemi para një datë shumë të rëndësishme, që është 16 shtatori, kur do të merret vendimni për çlirimtarët tanë që është në Hagë. Kjo datë nuk guxon ta gjejë Kosovën pa Kuvend. Ne do të jemi në Kuvend. Me 16 shtator duam Kuvend të konstituuar. Është shkelë Kushtetuta. Dhe, pas 16 shtatorit do të kemi kohë të merremi me këto gjëra.”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Kosova e ka shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ketë Kuvend të konstituuar.  

“Por, sot është e rëndësishme që të kemi Kuvend. Fundja, qytetarët kanë votuar për përfaqësuesit e tyre dhe ne nuk duam që ta lëmë shtetin në duart e disa ushtruesve të detyrave, që nuk dinë a janë ministra, a deputetë.”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy