Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se “kanë” marrëveshje politike për Presidentin, duke aluduar te ajo e arritur me LDK’në, por tha se ajo “duhet t’i sigurojë” edhe numrat për, siç tha ai, evituar zgjedhjet e reja.
“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet të na i sigurojë edhe numrat për të evituar zgjedhjet, sepse e dini konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin, dhe për ta zgjedhur neve na duhet që të kemi 2/3, kuorumi që të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi kur të bëhet i konstituuar i legjislaturës së 13-të”.
“Por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, prandaj, ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun ose edhe të kemi deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqenëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar, Avni Dehari, e ka thirrur seancën, ne i përgjigjemi pozitivisht”.
I pyetur për seancën që po mbahet jashtë afatit kushtetues, Kurti refuzoi të përgjigjet.

