Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për konsulta shefat e Grupeve Parlamentare meqë s’ka pajtueshmëri për procedurën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se dikush është për që të votohen në pako, por ka edhe kundërshti për një formë të tillë të votimit.
Gjithashtu Haxhiu ka kërkuar nga Administrata e Kuvendit të Kosovës që të sqarojë nëse propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Ju lutem të vini ne zyrën time shefat e GP. Ka propozime të shkojnë në paketë të gjithë dhe ka rezerva për këtë formë të votimit. Prandaj i ftoj GP në zyrën time dhe po bëjmë 30 minuta pauzë. Në ndërkohë kërkojë nga Administrata të na njoftojë me formën e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar, nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë Haxhiu

