Rrustemi i VV’së godet LDK’në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit.

Rrustemi, në postimin e tij, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka abstenuar për Haxhiun, duke kërkuar nga këta të fundit që të abstenojnë edhe emrin e Bekim Sejdiut për president, ose të votojnë kundër. Rrustemi ka shtuar se kështu shmangen zgjedhjet, përcjell Gazeta Express.

banner

‘’LDK abstenoi për Albulena Haxhiun. Le të abstenojnë edhe për propozimin e tyre për president Bekim Sejdiun apo edhe le të votojnë kundër. Dhe kështu t’i shmangim zgjedhjet.’’, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy