Hamza: PDK është këtu për konstituimin e Kuvendit, por është përmbysur rendi kushtetues

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se Kushtetuta e Kosovës nuk po respektohet dhe se rendi kushtetues është përmbysur në vend.

Por, Hamza tha se e votojnë nënkryetaren e propozuar nga partia e tyre dhe tha se këto veprime PDK i bën në favor të 16 shtatorit – datës kur pritet të jepet verdikti final për ish-krerët e UÇK’së në Hagë.

banner

“PDK është këtu për t’u konstituuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. E dimë, jemi të sigurt, që Kushtetuta nuk është respektuar, as Rregullorja, vendimet e Gjykatës Supreme nuk janë duke u respektuar. Është përmbysur rendi kushtetues. Vendi është pa institucione. Ne e votojmë nënkryetaren e PDK’së, e propozuara jonë, Vlora Çitaku. Vendi duhet të ketë institucione. Mbi të gjitha e përtej të gjithave, për PDK’në e unë jam i bindur edhe për Kosovën, data 16 shtator është jetike. Ne veprimet tona i bëjmë në favor të datës dhe në lidhje me datën 16. Ne presim vendim lirues”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy