Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset shteti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sadiku e ka përshkruar situatën si një “katrahurë politike”, duke shprehur edhe zhgënjimin e tij me zhvillimet e fundit
“Për besë është cirku që Vetëvendosja e ka instaluar në shtet, është njëfarë katrahure politike. Unë kam filluar me besu që këta me të vërtetë po dojnë me çu posht këtë vend, nuk po di qysh me shpjegu ndryshe”, deklaroi Sadiku.
Ai i cilësoi zhvillimet politike si “lojëra banale” dhe të paarsyeshme.
“Këto janë lojëra banale, të paarsyeshme, s’kam fjalë, jam pak i dëshpëruar sot me këtë vendin tim”, u shpreh deputeti i LDK-së.

