Hoti: Zhvillimet e sotme e bënë të qartë pse ne gjashtë deputetët e LDK’së i thamë jo propozimit për President

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, tha se zhvillimet e sotme në Kuvend ku edhe jashtë afatit kushtetues nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës, e kanë bërë të qartë qëndrimin e tij dhe pesë kolegëve të tij brenda Grupit Parlamentar që s’e mbështetën kandidatin për President, Bekim Sejdiu, emri i të cilit u dakordua nga Vetëvendosje e LDK.

“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President”.

banner

Hoti tha se “Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës”.

Lëvizja Vetëvendosje sot refuzoi të votojë për kandidatin e PDK’së dhe LDK’së për nënkryetarë Kuvendi.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu shtyu seancën për të premten.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy