Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e bllokon krijimin e institucioneve, pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.
Sipas Musliut, “VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pengmarrësit e Shtetit”.
Reagimi i saj i plotë:
MASHTRUESVE U DOLI BOJA!
Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet.
Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese.
Ky nuk është më vetëm dështim. Është hipokrizi politike.
Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi.
VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pëngmarrësit e Shtetit!

