“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

by Nexhat

sh-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur kërkesën e tij që Hashim Thaçi të rikthehet në pozitën e presidentit të vendit, pas aktgjykimit në Hagë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Haradinaj ka thënë se beson se Thaçi, së bashku me Veselin, Krasniqin e Selimin do të shpallen të pafajshëm dhe do të lirohen nga akuzat.

banner

Deputeti i Aleancës ka thënë se do t’i bënte nder Kosovës që Thaçi të rikthehet në postin e presidentit, pasi atij i është ndërprerë mandati nga Gjykata Speciale.

“Me Thaçin i kam pas dallimet e mia, por është në nderin e Kosovës me u rikthy në postin e presidentit, sepse ai u mor nga posti i presidentit dhe do të ishte në nderin tonë me e kthy të paktën për një ditë. Kosova e ka borxh me i thanë, prej këtu ke shku, këtu kthehu.”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se me një veprim të tillë, Kosova, shoqëria e institucionet do të tregonin një vetëdije të madhe kombëtare.

Haradinaj ka shtuar se beson se shumë deputetë do ta votonin Thaçin për president të vendit.

“Thaçi është marrë nga institucioni i Presidencës së vendit. Kthimi i tij në këtë post, do të ishte një dëshmi se ne dimë t’i bëjmë disa veprime në përputhje me interesin kombëtar.”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy